I konsideruar si Donald Trumpi i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka deklaruar fitoren në zgjedhjet presidenciale kroate. Pasi exit poll-et treguan se Milanoviç fitoi në raundin e parë, ai bëri një deklaratë të shkurtër në Facebook.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar shkurt ai në Facebook.
Milanoviç konsiderohet si një personazh populist dhe anti Bashkimit Europian.
Sipas exit poll-ve të publikuara nga HRT dhe Nova TV, Zoran Milanoviç fiton 51,48%, Dragan Primorac 19,29%, Marija Selak Raspudiç 8,84%, Ivana Kekin 8,33%, Tomislav Jonjiç 3,99%, Miro Bulj 3,48%, Branka Niçko dhe 2.5ki Lozo Kartelo 0,80%.
Milanoviç ka mbajtur më herët postin e kryeministrit në Rusi. Ai ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por në të njëjtën kohë ka dënuar edhe ndihmën e vendeve perëndimore ndaj ushtrisë ukrainase. Ai është cilësuar nga kundërshtarët politikë si “pro-rus”.