Durrës- Data 11 prill shënon çeljen zyrtare të sezonit turistik me kroçera për vitin 2025. ‘MV Hamburg’, kroçera e parë për këtë vit, e cila mban në bord 250 turistë, kryesisht gjermanë dhe francezë është e para që ngre siparin e këtij sezoni në Portin e Durrësit.
Turizmi me kroçera ka njohur një rritje progresive nga viti në vit në kryeqendrën portuale të vendit, me një numër gjithnjë e më të lartë anijesh turistike që përfshijnë Durrësin në itineraret e tyre në Adriatik dhe Mesdhe.
Muaji prill është mikpritësi i vizitorëve të parë me kroçera, ndërkohë që për këtë sezon janë planifikuar për t’u ankoruar në Durrës gjithsej 13 kroçiera, të cilat do të vijojnë vizitat edhe përgjatë muajve të vjeshtës.
Komente

Ngjan shumë me shpalljen truri! 250 turistë përbëjnë lajm? Flasim për Durrësin, një nga pikat më të fuqishme të reklamës turistike. Në Greqi, në një ishull të nivelit të ulët turistik, gjatë sezonit, arrijnë kroçera me 3 deri në 5.000 njerëz. Tre herë në javë dhe qëndrojnë thuaj se 12 orë. Flasim për një ishull 40.000 banorësh me qytetin kryesor pothuajse 15.000 banorë. Këto janë statistikat. Besoj, 250 turistë është për tu parë me sy kritik, jo për tu trumbetuar. Dmth, çfarë duhet të bëjmë më mirë? A mundemi më shumë? Çfarë pretendimesh kemi në numra? Është një linjë delikate ku lajmi ngatërohet me propagandën. Rritja e turizmit dhe hyrja në Evropë është qëllimi ynë si Shqipëri apo hall i qeverisë?
Përgjigju