Durrës- Data 11 prill shënon çeljen zyrtare të sezonit turistik me kroçera për vitin 2025. ‘MV Hamburg’, kroçera e parë për këtë vit, e cila mban në bord 250 turistë, kryesisht gjermanë dhe francezë është e para që ngre siparin e këtij sezoni në Portin e Durrësit.
Turizmi me kroçera ka njohur një rritje progresive nga viti në vit në kryeqendrën portuale të vendit, me një numër gjithnjë e më të lartë anijesh turistike që përfshijnë Durrësin në itineraret e tyre në Adriatik dhe Mesdhe.
Muaji prill është mikpritësi i vizitorëve të parë me kroçera, ndërkohë që për këtë sezon janë planifikuar për t’u ankoruar në Durrës gjithsej 13 kroçiera, të cilat do të vijojnë vizitat edhe përgjatë muajve të vjeshtës.
Komente
