Sociale

VIDEO/ Kroçera superluksoze australiane ankorohet në Portin e Durrësit, ndaloi edhe në Sarandë! Sjell 83 turistë nga mbarë bota

16 Qershor, 12:20| Përditesimi: 16 Qershor, 14:11

  • Share

Porti i Durrësit ka nisur javën me një tjetër vizitë të rëndësishme në sektorin e turizmit detar.

Kroçera luksoze “Emerald Azzurra” është ankoruar mëngjesin e sotëm në kalatën nr. 5 (16 qershor), duke shënuar ndalesën e saj të parë në portin më të madh të vendit.

Mjeti lundrues, i gjatë 110 metra, është një superjaht modern me pronësi australiane, ndërtuar në vitin 2022. Me 83 pasagjerë dhe 75 anëtarë ekuipazhi në bord, kroçera do të qëndrojë në Durrës deri në orën 19:00, përpara se të vijojë lundrimin drejt Brindizit, Itali.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, turistët do të vizitojnë qytetin bregdetar të Durrësit, si dhe qendrën historike të Krujës, duke u njohur nga afër me trashëgiminë kulturore dhe atraksionet turistike të zonës.

Para mbërritjes në Durrës, kroçera ka ndaluar për disa orë në portin e Sarandës, në jug të vendit.

“Emerald Azzurra” ofron standarde të larta komoditeti dhe është arreduar me elementë të brendshëm të firmave më të njohura ndërkombëtare. Pishina e madhe në bord dhe dizajni elegant e bëjnë këtë superjaht një përfaqësues të denjë të turizmit luksoz.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/06/2025 03:31

    /Linja/,turistet elitare milionere nuk vijne me linja standarte,por me jahte luksoze si ky i mesiperm e ndalojne ku te duan e si te duan.Por jam dakord per linja te zakonshme per turiste te zakonshem.Kushedi ne te ardhmen mund te behemi pjese e itinerareve te ketyre lloj linjave!

    Përgjigju
  • Linja direkt: 16/06/2025 15:27

    Nese fusin linja direkt Tiranë me Australia Amerikë apo Japoni Singapore do te kete turist eliter milioner

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?