Sociale

Kroçiera luksoze me 728 pasagjerë në bord u ankorua në Portin e Durrësit, qyteti bregdetar destinacioni më tërheqës për ndërkombëtarët (PAMJET ME DRON)

10 Tetor, 09:18| Përditesimi: 10 Tetor, 12:30

  • Share

Kroçiera luksoze “Seven Seas Grandeur” u ankorua mëngjesin e sotëm për herë të parë në portin e Durrësit. Në bordin e saj ndodheshin 728 pasagjerë, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe nga vende të tjera të botës.

Në kuvertën e anijes u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes, një ritual që tashmë është kthyer në traditë për çdo mjet lundrues që viziton për herë të parë qytetin bregdetar.

Durrësi vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të itinerareve mesdhetare për kroçierat ndërkombëtare. Kjo ndalesë e parë e anijes luksoze amerikane pritet të pasohet nga të tjera në të ardhmen.

“Shqipëria është pjesë e pellgut të Mesdheut dhe laget nga deti Adriatik. Për ne, Durrësi është një port i përshtatshëm përpara se të mbërrijmë në Venecia. Ne vijmë, vizitojmë portin, shohim përshtypjet e pasagjerëve tanë dhe më pas vendosim nëse do ta përfshijmë në itinerar. Me shumë gjasë do të kthehemi sërish, sepse në këtë periudhë moti është i shkëlqyer dhe turistët kanë mundësi të vizitojnë shumë site interesante,” – u shpreh kapiteni Aristeidis Mertzanis.

Mbërritja e kësaj kroçiere luksoze, e cila ka nisur udhëtimet përreth botës vetëm dy vite më parë, është një dëshmi e qartë se turizmi detar po shndërrohet në një trend të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit në Durrës.

“Seven Seas Grandeur” dallohet për dizajnin e saj elegant, suitat e gjera dhe shërbimin e personalizuar që ofron për 750 pasagjerët e saj. Anija ka kushtuar rreth 521 milionë dollarë për t’u ndërtuar.

E gjatë 223 metra dhe me një kapacitet mbi 700 pasagjerë, ajo cilësohet si një “hotel lundrues me pesë yje”, që sjell në Durrës frymën e turizmit luksoz ndërkombëtar.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Boti: 10/10/2025 10:48

    Ku ka gjo me pa në durres paj zotin

    Përgjigju
    • E sakt: 10/10/2025 15:51

      O Boti per te par nuk ka por marrin karburant lir dhe derdhin fekalet pa pages dhe keta mburren

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?