Kronika e errësirës parlamentare!

13 Shkurt 2023, 19:29| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 19:30

  • Share

Revolucioni i ores pesë filloi me disa minuta para kohe. Ankthi i tij mberriti deri brënda në sallë. Komandantet erdhen një nga një. Pluhuri i barrikadave u rrinte mbi supe gjithë hijeshi epike. Nderkohë në Shijak tre mije veta percillnin Jyrgis Çyrben me lot në sy. Ai hipi mbi një katua dhe mbajti një fjalim. Të luftosh per Babon dhe të japesh jeten per kauzat e tij është xhenet, ndaj fshini lotet o rob perendie. Një nga një njerzia u perqafua dhe u nda me luftetarin fati i së cilit mbetej i paqartë ndersa trimeria dukej si drita e diellit.

Vetë shkova nder të parët se nuk doja të humbisja deshmitë. Në korridor u shfaq një grua e moshuar me brandavekë, shkop dhe shami. Si je me tha? Mu duk zë burri me akcent dibre. Ishte Ulsiu. Fet e fet hoqi petkat e maskimit. Një tjeter me kapuç pambuku e kombinoshe dhe në krah vegla elektriçisti! Po ky kush do jetë vallë? Ishte Tao! Po ti qe kaq trim hiqesh?! Eee tha revolucioni të fshin e të bën të pabërën.

Elisa dhe Teta Gerta ngjanin si Bule Naipi e Persefoni Kokedhima me koken lart të bindura që salrifica e tyre do shkruhej në altarin sublim të demokracisë.

Si dy partizane të verteta me shikimin shkabë mberriten në akçihane.

Më interesante ishte shfaqja e Tigrushit dhe Braçes! Erdhi kamerieri me një bidon dhallë sa hapi kapakun kur një xhufkë e lyer me të zezë u ngjit lart. Qe vetë Tigrushi. Nga Kanistra me copa byreku ne siperfaqe doli Braçja. Kosta i Gramozit dhe Lindites si korb fluturonte mbi të gjithë ne, leshonte kumtin, gazepi, gazepi qameti, qameti. Në sallë ra nata iken dritat! Tili -Damo dhe Luli  -Toni vodhen siguresat.

Zevendes Lideri tha një maksime "shpellat e mafias erresisa i stolis"! Aty ku ishte ulur Margeriti nje vezullim blu binte si meshire mbi ata që mekatin ndidhnin. Në këtë tis Nasipi me një faqore ngrohte xhanin herë pas here. Opozita kerkonte dritë Qeveria na jepte terr.

Dash Sula murretehej ne dhëmbje, golfi i tij vishnjë nuk shkelqente dot. Shalsi nga frika se mos i shkulnin mjekrren e kishte rruar e bërë tepsi. Blerina u leshua në hukama gazi, zot fale per gjithë atë dalldi,  dikush therriste sillini ujë, ujë. Milva mori një sy gjumë gjatë kohes që korrenti na bëri hasha. Delina Ibrahim donte të luante kukafshehthi e ngazellyer nga yshtja e Saimir Korreshit i cili një dy kendonte " hapa dollapa kush është para prapa phu phu phu". Vetem mendimet e Ermonela Felajt benin drite here pas here mbi sallen e shnderruar në guvë. Në anen time mungonte Jorida që ju iken emocioneve të medha dhe Gazi i rënë shahit nga komisioni i etikes. Fatmir Xhafa kerkonte me sy Salianjin dhe gezohej kur nuk e shihte në sallë! I ngjante se e kishte shpënë në hapsana para gjykimit. Bela me shikim u jepte kurajo burrave që dridheshin si purteka në sallë.

(Pjesa e parë)

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?