Shoqëroi Ervis Martinajn dhe ishte kontakti i fundit para zhdukjes, dënohet me 2 vite e 10 muaj burg ish polici, Jeton Lami

18 Qershor 2023, 18:58| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 19:34

  • Share

LEZHË- Jeton Lami, ish-efektivi i operacionales i arrestuar për ‘shpërdorim detyre’, pasi shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj ditën e zhdukjes së tij, është dënuar me 2 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e Lezhës. 

Gazetari i Report Tv Elvis Hila bën me dije se për shkak të gjykimit të shkurtuar Jeton Lamit, i ulet 1/3 e dënimit.  Në vuajtjen e dënimit për të pandehurin Jeton Lami, llogariten periudha e qëndrimit në paraburgim, e cila ka filluar më datë 23.8.2022, mbi bazën e vendimit nr.893, datë 23.8.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Ndërkohë prokurori kërkoi dënimin e tij me 3 vite burg, me pranimi e gjykimit të shkurtuar kërkoi dënimin përfundimtar të pandehurin me 2 (dy) vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin, do kryhet në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

 Lami, u prangos më 23 gusht 2022 nga policia e Lezhës teksa policia po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit. Ata zbuluan se Lami kishte ndihmuar të shumëkërkuarin të arratisej.

Megjithatë, Jeton Lami ka refuzuar kategorikisht akuzat për lidhje të tij me zhdukjen e Ervis Martinajt  para hetuesve. Sipas tij, me ish bosin e lojërave të fatit është njohur 10 vite më parë, por e mohon miqësinë e ngushtë. Sa i përket rastit kur ai është kapur teksa shoqëronte Ervis Martinajn, Lami dëshmoi se është takuar me Ervis Martinajn rastësisht në zonën e ‘Zogut të Zi’ në Tiranë tre ditë para se ta shoqëronte për në Durrës. Vetë Martinaj i ka kërkuar ta shoqëronte dhe Lami e ka dërguar në Durrës ku e ka lënë në një hotel me një mikeshën e tij. Ndërkohë që një ditë më vonë ka shkuar në Durrës, e ka marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i ka lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës dhe që nga ky moment nuk ka pasur më kontakte me të.

Më 5 dhe 7 gusht, Lami ka transportuar ndërmjet Durrësit dhe Tiranës biznesmenin Ervis Martinaj. Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.  Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zgjedhur që të përgjigjet shkurt mbi hetimet pë zhdukjen e tij duke thënë se janë në rrugë të mbarë. Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mafia Edviniste Inc: 18/06/2023 19:29

    Edi Rama, Dokle, Avdylajt, Rrajat me shoke e zhduken dhe gati shfarosen mrojtesin e Berishes. Kush i more pronat e bizneset e tij? Po parate qqe kishte ne rruge si fajde?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?