Mëngjesin e ditës së sotme, qytete të ndryshme të vendit janë përfshirë nga mjegulla. Fieri si dhe e gjithë ultërsira e rrethit të Krujës nga Thumana, në Rinas e deri në Tapizë është mbuluar nga mjegulla e dendur e rënë gjatë natës.
Në pamjet e siguruara shihet se pjesa më e madhe e rrugëve janë të mbuluara nga mjegulla e dendur dhe fushëpamja për shoferët është shumë e kufizuar. Duhet të bëhet tepër kujdes në qarkullimin rrugor për të shmangur aksidentet për shkak të shikueshmërisë së kufizuar.
Lajmi në përditësim...