Foto ilustruese

Krujë/ Dyshohet se u rrëzua në kopsht, 4 vjeçarja dërgohet në spital me dorë të dëmtuar

16 Nëntor 2023, 19:09| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 23:44

  • Share

Një 4 vjeçare në Krujë është paraqitur në spital me dorë të dëmtuar. Sipas policisë, dyshohet se 4 vjeçarja është rrëzuar në kopsht ku dhe ka dëmtuar dorën. Ajo po merr ndihmë mjekësore në spital.

"Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?