Aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qerekë të Krujës, ku një 4-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi u përplas aksidentalisht nga i ati i saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambjentet e biznesit të A.S., në Qerekë të Krujës.
Krujë/Informacion paraprak. Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital', thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Komente
