Një 19-vjeçar është arrestuar në Krujë për shkak të një zjarri që ndezi në fshatin Barkanesh.
Sipas policisë, Endri Doku ka ndezur zjarrin si pasojë e konflikteve që kishte me fqinjët për motive pronësie, por nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke me ullinj.
Pas verifikimeve, rezultoi se i riu ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë:
Dogji ullishtet e fqinjëve, si pasojë e konflikteve me ta, për motive pronësie, arrestohet 19-vjeçari.
I arrestuari, shtetas me precedent kriminal, aktualisht me masë sigurisë “Arrest në shtëpi”, për kultivim të bimëve narkotike.
Menjëherë pas njoftimit për një rast zjarrvënieje në fshatin Barkanesh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë filluan hetimet me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen e autorit, përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat, u vu në pranga shtetasi E. D., 19 vjeç, banues në këtë fshat.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka ndezur zjarr në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me fqinjët, për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme, të mbjella me ullinj.
Më tej, nga verifikimet rezultoi se aktualisht shtetasi E. D. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
