Krujë- Droni i policisë zbulon parcelën me kanabis të mbjella në një ambient të fshehur në fshatin Mazhë të Krujës.
Policia e Tiranës konfirmoi sot kryerjen e aksionit dhe asgjësimin e 12 bimëve të gjetura, ndërsa mbetet i panjohur autori apo autorët e këtij kultivimi. Zbulimi u bë ditën e djeshme (7 korrik) dhe hetimet po vijojnë.
“Ditën e djeshme, gjatë kontrolleve me dron, është konstatuar në fshatin Mazhe, një ambient ku ishin kultivuar 12 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjesuan me anë të djegies”, bëri me dije policia.
Ndërkohë që bashkë me Prokurorinë e Krujës, po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komente
