Foto ilustruese

Kronikë

Krujë/ Dy vëllezërit e mëdhenj i 'pushtojnë" tokën vëllait të vogël, vihen në hetim!

15 Tetor 2020, 09:30| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 09:49

  • Share

KRUJË- Një rast i pazakontë është regjistruar në qytetin e Krujës. Tre vëllezër janë përfshirë në konflikt me njëri- tjetrin për një sipërfaqe toke.

Mësohet se dy prej tyre i kanë "pushtuar" një sipërfaqe toke vëllai të tyre të tretë. për pasojë, Sh. V., 45 vjeç dhe A. V., 42 vjeç, banues në Derven, Krujë janë vënë në hetim.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasit Sh. V., 45 vjeç dhe A. V., 42 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi i kanë pushtuar një sipërfaqe toke vëllait të tyre, shtetasit A. V..", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?