E rëndë në Krujë/ Nëna vret foshnjën e sapolindur, arrestohet nga policia: E futi në qese dhe e hodhi në lumin e Tapizës

18 Mars, 19:43| Përditesimi: 18 Mars, 22:13

  • Share

KRUJË- Mëngjesin e 18 marsit Leta K. 42 vjeçe nga fshati Tapizë të Krujës lindi në banesë fëmijën e saj të 6-të, por ndryshe nga 5 fëmijët e tjerë, këtë foshnje e reja e futi në qesen e plehrave dhe e hodhi në lumin Tapizë.

Ngjarja e rëndë raportohet nga policia për arrestimin e 42-vjeçares, me dyshimin se ajo e ka vrarë foshnjën pasi e ka lindur. Nëna e 3 vajzave dhe dy djemve ku më i madhi 20 vjeç, dëshmon për efektivët se ajo ka pretenduar se foshnja kishte lindur e pa jetë.

Mësohet se askush nuk e dinte për shtatzëninë, e saj, madje edhe bashkëshorti në polici ka dëshmuar se nuk e dinte që kishte gruan shtatzënë, thonë burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema. Por policia e ka marrë me dyshime dëshminë e tij dhe për të po bëhen verifikime.

Ngjarja është mësuar pasi Leta K., ka shkuar në një spital në Tiranë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe më pas është zbuluar se ajo ka kryer një lindje. Në polici 42-vjeçarja ka thënë se nuk e dinte ku ekzaktësisht e kishte hedhur foshnjën duke e rrëfyer atë pas insistimit të hetuesve që më gjetën beben e sapolindur të gjinisë vajzë në bregun e lumit Tapizë brenda një qeseje.

Hetuesit e kanë me rezerva deklaratën e nënës së fëmija ka lindur i vdekur dhe për këtë arsye po hetohet për veprën penale të vrasjes. Për këtë shtatzëni 42-vjeçarja nuk është ndjekur me mjek në zonën ku banon dhe nuk ka një kartelë në qendrën ambulatore të Tapizës. Dyshimet paraprake janë së shkak të jetë gjendja ekonomike dhe diferenca e madhe me fëmijët e tjerë, por nuk përjashtohet mundësia e një traume postpartum. Mbetet e paqartë shkaku pas këtij veprimi, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore.

Ora 20:06
Hodhi foshnjën e porsalindur në lumin e Tapizës, 42-vjeçarja e martuar me 5 fëmijë! Burri: S’e dija që ishte shtatzënë

1710107620_policia.JPG

Report Tv mëson detaje të reja nga ngjarje e rëndë në Krujë, ku një 42-vjeçare është arrestuar se ka vrarë foshnjën e saj të porsalindur.

Leta K. është e martuar dhe nënë e 5 fëmijëve të tjerë, 3 vajza dhe dy djem, nga 20 vjeç e poshtë. Fëmijën e ka lindur në kushte shtëpie dhe askush nuk e ka ditur që është shtatzëne, as burri i saj, këtë të paktën ka deklaruar ai para hetuesve, mëson gazetari i report Tv Sokol Dema.

Menjëherë pasi e ka lindur e ka marrë fëmijën, e ka mbështjellë me qese plastmasi dhe e ka hedhur. Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzëne. Fillimisht para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lum, por që nuk e mbante mend vendin fiks ku e ka hedhur, por disa orë më vonë ka rrëfyer.

Hetuesit e kanë me rezerva deklaratën e saj që fëmija ka lindur i vdekur dhe për këtë arsye po hetohet për veprën penale të vrasjes. Nuk dihet shkaku që fshihet pas këtij veprimi, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?