Krujë/ E rëndë, 45 vjeçari gjen vdekjen! U ngjit tek pema e fiqve, por e zuri korrenti! Shkak i elektrizimit nga kabujt e firmave të internetit

19 Gusht, 17:56| Përditesimi: 19 Gusht, 18:03

  • Share

KRUJË - Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen Zim Zenel të qytetit të Krujës.

45 vjeçari Arjan Alushi (Balla) ka gjetur vdekjen duke tentuar të hante fiq në një pemë në lagjen e tij.

45 vjeçari ka hipur në pemën e fiqve por ka gjetur vdekjen nga korrenti i cili kishte elektrizuar pemën.

Sipas burimeve, shkak i elektrizimit përmes janë kabujt e firmave private të internetit të cilat ndërhyjnë pa asnjë normë e pa asnjë kriter në rrjetin e shpërndarjes të OSHEE.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?