Kronikë

Krujë/ Eksploziv makinës së 25-vjeçarit, vetëm dëme materiale! Ja pista e hetimit: Dyshohet se ngacmoi një vajzë (EMRI)

23 Mars, 10:02| Përditesimi: 23 Mars, 12:55

  • Share

KRUJE- Një sasi tritoli ka shpërthyer rreth orës 03:20 të mëngjesit në Krujë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vrana Konti” të qytetit, dhe sasia e lëndës plasëse është vendosur në makinën tip “Opel Corsa” në përdorim të 25-vjeçarit Elton Kani.

Si pasojë e shpërthimit, për fat të mirë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e parë të mjetit, aty ku autori ka vendosur sasinë shpërthyese.

Elton Kani, punon në një mobileri, ndërsa makina nuk është e tija. Burime për shqiptarja.com  bëjnë e dije se ia kishin dhënë për ta përdorur disa kushërinj të tij për të shkuar në punë.

Policia e Krujës ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa po punon për identifikimin e autorit apo autorëve. Po ashtu, në fokus është edhe marrja në pyetje e pronarit të mjetit, për të kuptuar mbi ndonjë konflikt të mundshëm.

Dyshimet e hetuesve janë se mund të bëhet fjalë për ndonjë ngacmim të mundshëm të ndonjë vajze që i riu apo vëllezërit e tij të kenë bërë më herët, dhe vendosja e lëndës plasëse të jetë një mesazh për të ose familjarët. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti tjetër.

“Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, informoi sot policia e Vlorës. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?