Sociale

Krujë, familja e Pjetër Ricës në kushte të vështira ekonomike, 4 antarët kalojnë muajin me 8500 lekë në muaj

13 Gusht 2018, 12:29| Përditesimi: 13 Gusht 2018, 13:04

  • Share

Kur të gjithë planifikojnë pushimet verore, familja e Pjetër Ricës nga fshati Derven në rrethin e Krujës mendon se si do të ngopë barkun me bukë, pasi jeton në varfëri të skajshme. 

Banesa në të cilën ata banojnë ka 2 dhoma dhe është tepër e dëmtuar edhe nga termetet e kohëve të fundit, ndërkohë që muret kanë pësuar çarje të shumta dhe paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre. 

Familja e cila përbëhet nga 4 persona e kalon muajin vetëm me 8500 lekë, të cilat i përfiton nga përkrahja sociale, por që cilat nuk mjaftojnë aspak për të perballuar jetesën në të cilat përfshihet ushqimi, energjia elektrike dhe ilaçet.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, Pjetri, kryefamiljari ka kohë që vuan nga një sëmundje e gjymtyrëve dhe ecën vetëm me paterica, por nga kjo sëmundje ai nuk përfiton asgjë. 

Jam hallexhi. Jam i sëmurë. S’kam çfarë të bëj vetëm kërkoj ndihmë.

Pjetër Rica

 Jemi në hall. Shtëpinë na e ka dëmtuar tërmeti. Burri është pa pension invaliditeti. Është I sëmurë, të ardhura e gjë nuk kemi. Nuk di ku do të jetojmë me 4 pjesëtarë.

Mara Rica

Kryefamiljari Pjeter Rica dhe bashkëshortja e tij Mara, bëjnë apel për ndihmë pasi nuk kanë asnjë mundësi tjetër vetëm se të shpresojnë që thirrjet dhe lutjet e tyre për ndihmë do të bien në veshin e njerëzve me zemër të mirë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?