Sociale

Krujë, familja me 4 pjesëtarë jeton në shtëpi të shkatërruar dhe me 10 mijë lekë në muaj

27 Qershor 2018, 17:36| Përditesimi: 27 Qershor 2018, 18:10

  • Share

Jetesa për familjen e Halim Memocit, në fshatin Budull të Krujës, është bërë tepër e vështirë për shkak të problemeve ekonomike.

Shtëpia e tyre është tërësisht e amortizuar, lagështia dhe myku janë të përhapura në të gjithë godinën.

Sikur të mos mjaftonte kjo situatë tepër e rëndë, shtëpia e tyre u përmbyt në dhjetor të 2017 duke nxjerrë jashtë përdorimit edhe ato pak mobilje që kishin.

E përbërë nga 4 pjesëtarë, familja Memoci jeton me vetëm 10 mijë lekë në muaj të cilat i merr i biri i tyre invalid, ndërsa kryefamiljari është i paaftë për të punuar pasi vuan nga një sëmundje nervore .

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • memento mori: 28/06/2018 04:53

    shum mire qe i publikoni kësi historish, por këto jane me shumice e jo sporadike. do dali ai "bamirësi", qe vjedh buxhetet e shqiptareve, e do ia bej shpine. pastaja si burre i mire do rruj me shum para nga xhepat tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?