KRUJË-Policia ka shpallur në kërkim një 41 vjeçar, si autorin e dyshuar i cili më 31 janar 2025, vuri tritol në lokalin e Bledar Talit, në Fushë- Krujë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar Mondi Topalli, 41 vjeç.
Po ashtu, nën hetim është vënë edhe babai i 41 vjeçarit personi me inicialet G. T., pasi pas kontrolleve të bëra në banesë iu gjet një armë gjahu dhe fishekë pa leje.
‘Nga kontrolli në banesën e tij, në fshatin Tapizë, u konstatua se babai i 41-vjeçarit, shtetasi G. T., mbante pa leje, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Për shtetasin G. T. nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
