Kronikë

Fushë-Krujë, i vuri tritol punishtes së sallameve, shpallet në kërkim 26-vjeçari! Pronari për Report Tv: Nuk e njohim (EMRI)

7 Mars, 09:15| Përditesimi: 7 Mars, 11:32

  • Share

Fushë- Krujë- Është identifikuar autori i cili vuri tritol në pjesën e jashme të punishtes së sallameve FMG, dy ditë më parë (5 mars).

Autori është identifikuar si Kristi Caka.

Blutë kanë sekuestruar automjetin me të cilin 26-vjeçari lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Ndërkohë pronari i fabrikës, Dorjan Mirithotë për Report Tv se nuk e njohin dhe as nuk kanë ndonjë konflikt me të 26-vjeçarin.

Në momentin e shpërthimit fatmirësisht në fabrikë nuk ndodhej njeri.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të shtetasit Dorjan Miri, se gjatë natës së datës 05.03.2025, në murin rrethues të dyqanit të tij, në Fushë Krujë, kishte shpërthyer lëndë plasëse, që kishte shkaktuar dëme të vogla materiale, u mundësua identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit Kristi Caka, 26 vjeç, banues në Krujë.

Në vijim të veprimeve procedurale, 26-vjeçari u shpall në kërkim, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: