Një 40-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur dhe më pas vjedhur makinë tip "Opel" një 41-vjeçari me iniciale V.B në Krujë. Policia ka arrestuar Bled Çelën, 40 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë.
Pas arrestimit Çela nuk ka pranuar akuzën, por ka sqaruar ngjarjes sipas tij duke thënë se sherri nis pas një borxhi që 41-vjeçari i kishte për makinë "Opel". I arrestuari pretendon se i ka shitur makinën personit dhe ai nuk i ka dhënë lekët dhe për këtë e kishte marrë në telefon për t'i kërkuar borxhin. 41-vjeçari pasi është paraqitur në shtëpinë së tij dhe kanë pasur një debat, ka marrë policinë duke thënë se Bled Çela e ka kanosur me pistoletë dhe se ky i ka vjedhur makinë.
Por sipas të arrestuarit makinën ia ka mbajtur pasi nuk kishte marrë lekët dhe për këtë arsye "opeli" është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 40-vjeçarit është konstatuar se ky po ndërtonte një objekt në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.
40-vjeçari ka qenë edhe më parë i dënuar për kanosje, ndërsa është arrestuar sërish ku do të përballet me veprat penale "Vjedhja me armë", "Ndërtim i paligjshëm", "Kanosja" dhe "Armëmbajtja pa leje".