Krujë- Policia e Tiranës po vijon planin operacional antikanabis të koduar “Koordinata”, duke goditur sot dy raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Brret dhe Krastë të Krujës.
Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, që po kryhen me objektiv konstatimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit njoftuan sot se arrestuan në flagrancë Xhemal Ivani, 67 vjeç, pasi kishte kultivuar në fshatin Krastë, bimë narkotike dhe Ali Kulla, 62 vjeç, për kultivim droge në fshatin Brret.
“Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies. Kontrollet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë”, tha policia vendore.
Dosja për të dyja rastet për hetime të mëtejshme iu kalua Prokurorisë Prokurorisë së Tiranës.
Komente
