Kronikë

PAMJET/ Droni kap ‘mat’ kultivuesin e drogës në mes të serës me kanabis në Thumanë

24 Maj, 10:40| Përditesimi: 24 Maj, 10:57

  • Share

Krujë-Policia e Krujës ka vënë në pranga një 28- vjeçar, pasi kultivonte kabanis në serë.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, kanë konstatuar në fshatin Thumanë, një serë në të cilën ishin kultivuar bimë narkotike kanabis. 

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar Florjan Aliu, 28- vjeç, banues në Thumanë, i cili u kapë në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, ndërsa bimët u asgjësuan nëpërmjet djegies.   

Gjithashtu, 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit''.

'Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, kanë konstatuar në fshatin Thumanë, një serë në të cilën ishin kultivuar bimë narkotike kanabis. 

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Florjan Aliu, 28 vjeç, banues në Thumanë, të cilin e kapë në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike. Bimët u asgjësuan nëpërmjet djegies', njoftoi sot policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?