KRUJË – Një 62-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia dhe babai i tij 82-vjeçar është vënë në hetim pasi dyshohet se kanë kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike.
“U shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç, pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. Sh.“,- njofton policia.
Po në Krujë, një 66-vjeçar është arrestuar në flagrancë teksa ujiste 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij.
“U arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij“,- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
