Krujë- Dy persona të afërm mes tyre janë shpallur në kërkim nga Policia e Krujës, pasi akuzohen për kultivimin e një parcele droge në malësinë e kësaj zone.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit bënë sot (29 maj) me dije se janë vënë në kërkim të S. H., 48 vjeç dhe A. H., 38 vjeç, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Ranxë.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2 automjetet e këtyre personave, ku u gjetën lëndë pesticide që përdoren në bujqësi dhe me të cilat mund të bënin spërkatjen e parcelës për mbrojtje dhe kultivim.
“Punohet për kapjen e 2 shtetasve dhe për dokumentimin e përgjegjësisë penale për rastin”, bëri me dije policia vendore.
Dosja për këtë rast i ka kaluar prokurorisë, me akuzën e “kultivimit të bimëve narkotike’, e kryer në bashkëpunim.
Komente
