Krujë- Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi lëvizte me pistoletë dhe kanabis në një makinë. Ndërkohë në pranga është vendosur edhe drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi.
"Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. D., 22 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
A. V., 27 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’",informoi sot policia.
Po ashtu blutë informojnë se në bazë të kontrolleve të kryera u sekuestruan pistoleta, municioni luftarak, sasia e lëndës narkotike dhe makina .
Operacioni u kodua "Armed".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
