Një 43 vjeçar në Thumanë që kishte kthyer banesën e tij në "shtëpi bari" ka rënë në prangat e policisë së Krujës. Ai kishte kultivuar bimë narkotike tw llojit kanabis në oborrin e banesës së tij dhe kishte përshtatur një magazinë, për tharjen e tyre. Gjatë operacionit "Spot" policia ka sekuestruar 4.9 kg kanabis.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me AMP, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Spot".
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 43 vjeç, banues në Thumanë. 43-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij dhe në afërsi të saj kishte përshtatur një ambient (magazinë), për tharjen e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 4.9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, shërbimet e Policisë asgjësuan me anë të djegies bimët narkotike që ishin kultivuar në këtë hapësirë", njofton policia
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Nëse përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë atëhere ky duhet të lirohet njësoj si Enca Haxhia. Ene ky nga kurioziteti i mbolli.
Përgjigju