Arrestimi i dy vëllezërve

Kronikë

Grabitën një pikë karburanti, dhunuan një person dhe qëlluan me armë, arrestohen 2 vëllezërit nga Kruja! Ishin në kërkim, njëri i dënuar (EMRAT)

9 Janar, 15:50| Përditesimi: 9 Janar, 16:19

  • Share

Dy vëllezër nga Kruja, 21 dhe 27 vjeç, në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar sot (9 Janar) nga policia. 

Më 7 prill të 2024-ës Amarildo dhe Genti Çangu dyshohet se dhunuan një person me inicialet S. D dhe më pas qëlluan me armë zjarri në ajër, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në vitin 2021 njëri nga vëllezërit u dënua me 3 vjet e 4 muaj burgim, si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë, të një shume parash, në një karburant, në fshatin Arramerras.

"Shtetasin Amarildo Çangut, Gjykata e Apelit , e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë, të një shume parash, në një karburant, në fshatin Arramerras, në vitin 2021”, thuhet më tej në njoftimin e bluve.

Operacioni u kodua ‘Brothers’ dhe u krye nga Policia e Krujës në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?