Kronikë

Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim

17 Janar, 20:17| Përditesimi: 17 Janar, 20:28

  • Share

Policia e Krujës ka intensifikuar masat e kontrollit në akset kryesore të këtij rrethi, duke ngritur pika kontrolli të posaçme në rrugët që lidhin veriun me pjesën tjetër të vendit dhe anasjelltas.

Po bëhet kontrolli i automjeteve me xhama të errësuar, teksa synohet të identifikohen dhe të monitorohen automjete që mund të përdoren për veprimtari të dyshimta ose të paligjshme, raporton gazetari Julian Shota.

Masat janë pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar çdo incident të mundshëm kriminal.

Kontrolli i automjeteve dhe pasagjerëve ka për qëllim identifikimin dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Lajmi ne perditesim...

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?