Krujë- Policia e Krujës mori nën hetim administratorin e një pike skrapi, pasi në subjektin e tij është aksidentuar gjatë procesit punëtori i tij 49-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve njoftuan sot (1 qershor) se referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 36-vjeçarin V. Sh., me detyrë administrator i një pike grumbullimi skrapi.
“Dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme (31 maj), është dëmtuar gjatë punës punëtori i tij shtetasi R. K., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia vendore.
Pas marrjes në pyetje, administratori u la për hetim në gjendje të lirë, teksa hetimet e mëtejshme do i vijojë Prokuroria e Krujës, për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit.
Komente
