Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 12:30 në pikën e përpunimit të inerteve "Babasi 2" në Krujë.
Punëtori Lulzim Balla rreth 38 vjeç nga Fushë-Kruja është shtypur nga një kamion i tonazhit të rëndë në vendin e punës.
Sipas burimeve për Report TV punëtori është ndjerë keq dhe është rrëzuar përpara kamionit që ka qenë duke lëvizur në pikën e grumbullimit të makinave të kompanisë së përpunimit të inerteve.
I aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda. Shoferi i kamionit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.
Policia njofton se ambienti ku ndodhi aksidenti shërbente dhe si pike grumbullimi mjetesh, kryesisht për mjetet e kompanisë.
"Më datë 14.02.2024, në ambientet e një pike grumbullimi mjetesh (automjete/mjete pune), shtetasi B. L., duke drejtuar një mjet trajler, ka dëmtuar shtetasin J. B., 37 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë. Shtetasi B. L., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.
Pronari i pikës rezulton Besnik Babasi të cilit më herët i është mbyllur gurorja me të njëtin emër pasi nuk dispononte dokumentet përkatëse për kryerjen e aktivitetit.
Besnik Babasi rezulton të jetë pronari i pikës së përpunimit të inerteve “Babasi 2” në Krujë punonjësi i të cilës u aksidentua sot për vdekje nga një kamion i tonazhit të rëndë pasi i ra të fikët në vendin e punës. Më herët Babasi ka qenë pronar i gurores me të njëtin emër e cila iu mbyll pasi nuk dispononte dokumentet përkatëse për aktivitetin e saj. Në janar të 2023 Babasi u arrestua në flagrancë për akuzat “Shpërdorimi i tokës”, “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve“ dhe “Transportimi i mbetjeve toksike”. Report tv mëson se Besnik Babasi është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.
Po nermal qe do vdeso puntori se edht policia e korruptume.mer pes mij euro kryetari deges nga besniku.esht zon e mbrojtir e spusjojn plasjet me eklpoziv dit nat
Përgjigju