Krujë-Një 48-vjeçar nga Arrameras është arrestuar pasi qëlloi me armë zjarri në ajër teksa policia ndërhyri tek parcela me kanabis.
Në bazë të kontrolleve të kryera në banesën e tij, bashku me 64 bimë të dyshuara narkotike kanabis sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, bimë të dyshuara narkotike, një shkop bejzbolli, një përforcues grushti dhe një celular, informoi sot policia.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit koduar "Danger".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
Komento