Kronikë

Krujë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 35-vjeçari (EMRI)

19 Shkurt, 11:03| Përditesimi: 19 Shkurt, 11:47

  • Share

KRUJË - Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka qenë duke punuar dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, raporton gazetari Julian Shota.

35 vjeçari Ylli Xhaferri ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese private në fshatin Mazhë e madhe  dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore por pa shenja jete.

'Krujë/Më datë 19.02.2025, rreth orës 09:50, në fshatin Mazhë e Vogël, duke punuar në banesën e shtetasit G. D.,ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y. Xh., rreth 40 vjeç.', njofton policia.

Është e paqartë ende se si ka rënë në korent 35 vjeçari, baba i 3 fëmijëve.

1739960875_finalprojekt.02202016.Still307.jpg

 

Viktima Ylli Xhaferri

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?