Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në parkimin e një lokali në Thumanë. Pas një konflikti të çastit një person ka qëlluar më drejtim të një makine të parkuar në pronësi të një personi me iniciale K.M.
Pas ngjarjes autori i të shtënave është larguar me makinë, ndërkohë policia ka sekuestruar 2 gëzhoja.
Njoftimi i policisë:
Me datë 27.04.2025, rreth 11:00, në Thumanë, në parkimin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit K. M. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar me një automjet, i cili është i identifikuar nga ana jonë, por për arsyje hetimi nuk japim të dhëna të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe paraprakisht gjatë këqyrjes së saj ka gjetur e sekuestruar dy gëzhoja. Punohet për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
