FUSHË-KRUJË- Konflikti për guroret në Borizanë është bërë shkak për plagosjen e dy personave të enjten në Krujë. Policia tha se ngjarja ka ndodhur në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë - Thumanë ku të përfshirë janë vëllezërit Bilbil e Jashar Maja në njërën anë dhe Xhelal Rraja, me dy personat me iniciale I. Rr., dhe K. Rr në anën tjetër.
Sipas njoftimit të policisë, këta të fundit dyshohet se kanë goditur me sende të forta dy vëllezërit Maja, të cilët kanë marrë dëmtime fizike dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Organet e rendit thanë se shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Por vëllezërit Bilbil e Jashar Maja, pretendojnë se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, krijojnë shqetësime në banesat e tyre.
Policia bëri të ditur se Komisariati i Krujës ka shoqëruar shtetasit Xhelal Rraja, dhe Përparim Rraja, dhe po punon për shoqërimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Pak orë pas ngjarjes, Jashar Maja ka folur për “Report TV” përmes telefonit nga spital ii Traumës. Ai pretendoi se ndodhej me vëllain dhe një kushëri të tij në takim me inxhinjerin e gurores, kur janë sulmuar me sende të forta. Maja tha se kishte identifikuar të paktën tre persona nga familja Rraja, si autorë të sulmit, të cilët i njeh pasi kanë guroren.
Jashar Maja tha se ata ka bërë protesta për guroret të cilat sipas tij dëmtojnë banesat e zonës, dhe për këtë kishin takim me inxhinjerin. Pas sulmit me sende të forta, ai theksoi se nuk kanë bërë denoncim në polici pasi kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe janë dërgar në spital. Atje në orët e pasdites së enjte kanë mbërritur oficerët e policisë që u kanë marrë deklarime në lidhje me konfliktin e ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Thumanë.
E mo shefi komisariatit elton shahini ?? Cfar behet keshtu ?? E more shume lehte krujen kujtove se duhej aftesi vetem per te marre leke nga hashashi ?,se marr vesh cfar pret amp per te te arrestuar dhe cfar pret tutori jot rrumpallaku per te te shkarkuar ?ik ne durres me qarkullimin atje ku ishe se ja kishe marre doren 10 mij lekeshave eshte kafshate e madhe kruja o hajdut me cizme.
PërgjigjuKush eshte ky o Agron ai shoku motres tende… ehe se kuptova!
Rrajat, familja qe vazhdon kontributin e tyre ne fushen a artit
PërgjigjuRrahat te rrajne e si gjen gje!! E paskan rrahjen ne gjak, deri sa te pjekin me ndonje me te njejtin karakter si ata!