Arma dhe paratë e sekuestruara

Kronikë

Krujë/ Shiste lëndë të dyshuar narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje, në pranga 32-vjeçari

15 Korrik 2024, 13:54| Përditesimi: 15 Korrik 2024, 14:04

  • Share

Krujë-Një 32 vjeçar nga Kruja është arrestuar në flagrancë pasi shiste në tabakinon e tij, lëndë të dyshuar narkotike, paketa cigaresh të kontranduara, si dhe mbante armë zjarri, pa leje.

I riu akuzohet për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera", informoi sot policia.

Gjatë kontrollit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis, steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara, dhe shuma parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?