Një banesë është përfshirë nga flakët rreth orës 12:00, në fshatin Miliska, në Krujë.
Shkaku i zjarrit mësohet të ketë qenë shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhjen në banesën e pronarit me iniciale N.P.
Si pasojë është djegur plotësisht banesa.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Komento