Fishekzjarret dhe kapsollat e bllokuara nga policia

Kronikë

Krujë/ Tregtonin ilegalisht fishekzjarre dhe kapsolla në dyqane, procedohen 2 pronarët

30 Dhjetor 2024, 13:29| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 13:35

  • Share

Krujë- Goditen dy raste të tregtimit të lëndëve piroteknike, procedohen penalisht dy persona të dyshuar, teksa shisnin fishekzjarrë dhe kapsolla në dyqanet e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, njoftuan sot (30 Dhjetor) se nga kontrollet e përditshme në terren, kanë konstatuar 2 dyqane ku shiteshin lëndë piroteknike. 

Nën procedim janë marrë A. Sh., 56 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Krujë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla që u gjetën në këto 2 dyqane.

Policia njoftoi se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, teksa paralajmëron ndëshkimin e çdo personi kundravajtës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?