Krujë/ Zbulohet një parcelë me kanabis në Thumanë, arrestohet 42- vjeçari

19 Korrik, 09:58| Përditesimi: 19 Korrik, 10:03

  • Share

Një 42-vjeçari, është vënë në pranga ditën e sotme pasi gjatë kontrolleve në afërsi të banesës së tij në Thumanë është konstatuar një ambient i përshtatur për kultivim, ku u gjetën 248 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka finalizuar operacionin policor të koduar "Plant 5". 

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Thumanë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve në afërsi të banesës së 42-vjeçarit, është konstatuar një ambient i përshtatur për kultivim, ku u gjetën 248 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?