Krujë/ U kapën duke luajtur lojëra fati me celularë, arrestohen 3 persona

18 Korrik, 15:33| Përditesimi: 18 Korrik, 15:49

  • Share

Policia e Krujës ka vënë në pranga 3 persona, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Ilegal Game’.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në një lokal në Fushë-Krujë, këta shtetas u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, me celularë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e personave, çipsa pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit. 

“Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 24 vjeç, E. I., 24 vjeç, dhe M. T., 24 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. K., 24 vjeç, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", njoftoi policia.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?