KRUJË- Xhaxha e nip janë arrestuar pasi kanë grabitur mëngjesin e djeshëm nën kërcënimin e armës një banesë në Brret të Krujës. Në pranga kanë rënë Kastriot Guri, 38 vjeç dhe Xhoni Guri, 22 vjeç, banues në Laç.
Mësohet se ata kanë vjedhur bizhu, vegla pune dhe një set kamerash, të cilat janë sekuestruar nga policia së bashku me armën që kishin gjatë vjedhjes, si edhe municioni luftarak.
Dy të arrestuarit dyshohet se janë autorë edhe të disa rasteve të tjera të vjedhura me armë. Policia dhe Grupi Hetimor po punojnë për zbardhjen e tyre.