Kronikë

VIDEO/ ‘Droni’ kap kultivuesit në mes të parcelave me kanabis në Krujë, 3 në pranga (EMRAT)

19 Qershor, 11:03| Përditesimi: 19 Qershor, 13:18

  • Share

Krujë- Në fshatin Zgërdhesh, Krujë policia zbuloi 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Pas këtij aksioni, blutë arrestuan 3 persona, dy prej tyre vëllezër.

Të arrestuarit:  
Kastriot Bazja
Murat Seferi
Emiljano Seferi

Nga pamjet e sigurura nga policia, shihet se si droni i ka kapur 'mat' tre autorët teksa lëviznin rreth parcelave që kishin kultivuar kanabisin.

Lënda narkotike u asgjësua nëpërmjet procesit të djegies.

"Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë intensifikuar kontrollet në terren.

Si rezultat i kontrolleve dhe i hetimeve me metoda proaktive u zbuluan në fshatin Zgërdhesh, 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.    

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u identifikuan, u kapën dhe arrestuan autorët e dyshuar, shtetasit: 

M. S., 23 vjeç dhe E. S., 32 vjeç (vëllëzër) dhe K. B., 51 vjeç, të tre banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.

Vijon puna për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 19/06/2025 15:33

    Akoma vazhdojne keta budallenjte te mbjellin hashash?! Edhe nese shket njehere, apo dy, heren e trete je i kapur dhe le leshte per te dale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?