Krujë/ Zhduken afresket 1200-vjeçare në Kishën e Dervenit, Ministria e Kulturës e la në harresë! Eksperti: Përmbytet nga uji, të shpëtohet ky monument

25 Nëntor 2023, 16:19| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 16:22

  • Share

Mbuluar nga ferrat, pak kush e di se këto rrënoja në fshatin Derven të Krujës i përkasin Kishës së Shën Gjon Pagëzorit, që daton në shekujt XIII-XIV.

Muret u zbuluan në vitin 2006, kur po hidheshin themelet e kishës së re të Dervenit.  Asokohe arkeologët gërmuan dy metra thellësi dhe nxorën në dritë afresket e mrekullueshme, të cilat ishin ruajtur në gjendje shumë të mirë për shekuj te tere nen toke. Afresket e zbuluara 17 vite më parë sot nuk ekzistojnë më, pasi shteti nuk tregoi asnjë kujdes.

“Gjendja e këtij objektit të kultit vazhdon të jetë e njëjtë. Kur ka reshje përmbytet nga uji. Ministria e Kulturës s’ka marrë asnjë masë se është monument i kategorisë së parë. Meqenëse është lënë në harresë vetë kisha katolike duhet të marrë iniciativë të paraqesë projekt për të shpëtuar nga rrënimi I plotë këtë monument”, thotë Paulin Zefi, ekspert i Monumenteve të Kulturës

Në vitin 2006 gërmimet arkeologjike ishin ndërprenë për mungesë fondesh dhe muralet nuk u konservuan. Sot ato janë zhdukur dhe bashkë me to një pjesë e historisë së kësaj zone. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në varësi të Ministrisë së Kuturës e la në degradim kishën 1200-vjeçare.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/11/2023 04:54

    Nuk eshte ministria e kultures,por e injorances,kurse kisha katolike qe minimalisht mund t'a mbulonte me ndonje barake te thjeshte, nuk ka kohe te merret me keto vogelsira pa rendesi,se prioritet i saj jane filmat e kohes se Xhaxhit e ylli i kuq!

    Përgjigju
  • sapa: 25/11/2023 18:28

    Hajdutet nuk kane interes ne keto gjera antike.

    Përgjigju
  • Lala: 25/11/2023 16:28

    Të shkretët ne...

    Përgjigju
  • Medet: 25/11/2023 15:56

    U bene ndonje foto per kujtim te pakten?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?