Policia e Krujës ka kryer arrestimin e 38-vjeçarit

Kronikë

Krujë/ Zhvaste qytetarët nëpërmjet mashtrimit dhe i kanoste që të tërhiqnin denoncimet, arretohet 38-vjeçari

6 Maj, 14:14| Përditesimi: 6 Maj, 14:17

  • Share

Krujë- Policia e Krujës ka arrestuar një 38-vjeçar i cili akuzohet se mashtronte qytetarët duke u zhvatur shuma të ndryshme parash dhe madje i kërcënonte që të mos denonconin apo të tërhiqnin kallëzimet e tyre.

Burime zyrtare njoftuan sot (6 maj) se përvetësimi i parave bëhej me anë të mashtrimit, sipas rrëfimit të të dëmtuarve, teksa ka konsumuar edhe krimin e kanosjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan me iniciativë shtetasin A. K., 38 vjeç, pasi dyshohet se iu ka marrë shuma të ndryshme parash, disa shtetasve, në anë të mashtrimit, si dhe ka kanosur një shtetas, që të tërheqë kallëzimin e bërë për të”, tha policia vendore.

Hetimet e rastit i kanë kaluar për veprime të mëtejshme prokurorisë vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?