Foto ilustruese

Krujë/ Zjarr në një banesë, pësojnë djegie nënë e bir, përfundojnë te Trauma në Tiranë! Shkak defekti në bombolën e gazit

24 Janar, 19:36| Përditesimi: 24 Janar, 19:52

  • Share

Një banesë në Krujë është përfshirë në flakë këtë mbrëmje si pasojë e një defekti në bombolën e gazit.

Të lënduar me djegie në trup kanë mbetur 28-vjeçari dhe nëna e tij Lie Sallaku të cilët ndodhen për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 24.01.2024, në lagjen "Punëtori", në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S.  Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?