Krujë/ Vrau nipin, policia gjen armën e krimit dhe një pushkë (VIDEO)

15 Mars 2020, 11:26| Përditesimi: 15 Mars 2020, 11:42

  • Share

KRUJË - Një ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Halil të Krujës, policia gjeti një pistoletë TT të autorit të krimit, Shkëlqim Halili 50 vjeç i cili vrau nipin mbrëmjen e djeshme, Julian Halilin 41 vjeç/. Po ashtu, pas kontrollit në territorin ku dyshohej se 50-vjeçari kishte hedhur armën, u gjet edhe një pushkë.

Pas një ore rrethimi të zonës dhe vendit ku fshihej, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të ngjarjes, për veprat penale “Vrasja me dashje" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Si rezultat i kontrolleve nga një grup i specializuar i FNSH Tiranë, me pajisje speciale metalkërkuese dhe pas kontrolleve të shumta u bë e mundur gjatja në terren e armës së krimit, pistoletë TT dhe e një pushke gjysmë automatike, të cilat autori i kishte fshehur larg banesës.

Xhaxhai vrau nipi, baba i dy fëmijëve, me armë zjarri pistoletë duke e qëlluar 5 herë në derën e shtëpisë pas një konflikti që e kishte zanafillën dy javë më parë.

Xhaxhai dhe nipi, që banonin shumë pranë njëri tjetrit në fshat, dy javë më parë kishin pasur një konflikt, që agravoi dhe mbrëmjen e sotme 50-vjeçari mori armën dhe shkoi e vrau në pragun e shtëpisë.

Xhaxhai vrasës pas ngjarjes u arratis i armatosur me pistoletë dhe kallashnikov, por liria zgjati vetëm pak minuta, rreth një orë, pasi u prangos nga policia që e rrethoi. Autori është kapur në një banesë të familjeve rome në fshatin Halil.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?