Krutani nuk zuri mend nga gjoba, organizoi sërish dasmë, i mbyllet lokali

18 Gusht 2020, 09:18| Përditesimi: 18 Gusht 2020, 13:02

  • Share

Një lokal është mbyllur në Krujë, pasi organizoi një ceremoni martesore në kundërshtim me masat anti-COVID. Sipas policisë, pronari i lokalit me inicialet Xh. B. pavarësisht se më parë ishte ndëshkuar me gjobë vijoi që të organizonte ceremoni martesore.

Pas konstatimit për herë të dytë me të njëjtën shkelje, lokali është mbyllur. Ndërkohë që në Durrës një lokal është gjobitur me një milion lekë, për të njëjtën arsye, organizim dasme. Pronari i lokalit që u ndëshkua në Durrës është me inicialet S.T.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?