Kryebashkiakët kërkuan ndihmë për borxhet që kishin mbetur nga ish-komunat, qeveria i akordon 500 mln lekë për t'i larë

7 Dhjetor 2021, 12:42| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 12:56

  • Share

Debatet në Komisionet parlamentare, ku kryebashkiakët kërkuan ndihmë për të shlyer borxhet e krijuara para ndarjes së re administrative, borxhe që kishin mbetur nga ish-komunat, kanë bërë që Ministria e Financave të akordojë një fond prej 500 milionë lekësh për t'i shlyer këto borxhe.

Pjesën më të madhe të fondit e merr bashkia e Kavajës e cila si pasojë e borxheve të mëdha i është dhënë nga buxheti i shtetit 78.8 milionë lekë për vitin 2021.

Më pas vjen bashkia Tiranë me mbi 61 milionë lekë, Vlora me 46.4 milionë lekë, Malësi e Madhe me 32.3 milionë lekë, Belshi me mbi 29 milionë lekë, Pogradeci me mbi 24 milionë lekë dhe Lezha me 20.2 milionë lekë.

Deri në fund të muajit qershor të këtij viti bashkitë kishin 6.6 miliardë lekë detyrime të prapambetura.

Ndërkohë janë përcaktuar për bashkinë e Durrësit 39 milionë lekë për menaxhimin e mbetjeve urbane, ndërsa po te bashkitë është rritur me 64 milionë lekë transferta specifike për emergjencat civile.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?