Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako në SPAK, refuzon të jap detaje: M'u kërkua të ruaj sekretin hetimor (VIDEO)

17 Maj, 14:04| Përditesimi: 17 Maj, 15:59

  • Share

TIRANË- Kryebashkiakia e Durrësit, Emiriana Sako është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Sako qëndroi përreth dy orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Pas daljes, ajo dha një prononcim të shkurtër për gazetarët ku tha se ishte thirrur për një çështje në hetim, por refuzoi të jepte më shumë detaje.

E pyetur nëse ka të bëjë me inceneratorin e Tiranës, ajo u përgjigj se nuk ka lidhje me këtë çështje.

'Më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor', tha Sako.

Sako shtoi se çështje në hetim për të cilën u thirr nuk ka lidhje me veprimtarinë e saj në bashkinë e Durrësit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • halla esma: 17/05/2024 18:34

    E GJITHE QEVERIA BASHKE ME BASHKITE TIRANE,, DURRES,,KAVAJE ,,BASHKEPUNETORE NE VJEDHJEN E INCENERATOREVE....EDI RAMA,,VELIAJ,,AHMETAJ KOKA TE VJEDHJES....EDHE TELEVIZIONET BANDE NE VJEDHJE,KANE MARRE PARATE NGA INCENERATORET ,,SEPSE DOLLEN PAGESAT QE KISHTE BERE ZOTO....RROGA GAZETARET NGA 3-10 MILION LEKE,,NUK MUND TE PAGUHEN KETO RROGA NGA REKLAMAT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?