Sociale

Tërmeti/ Kryebashkiakja e Laçit në Report Tv: Ka përfunduar lagjja me 500 apartamente, për ndërtimin e spitalit punohet me tre turne! Inxhinieri Beqaj: Po bëhet punë me cilësi për ndërtimet e reja

26 Nëntor 2021, 14:06| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 15:57

  • Share

Sot shënohen 2 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ku mbetën të vdekur 51 persona, ndërkohë që mijera banesa u shkatërruan. Pasojat e tij, ende i vuajnë sot qytetarët të cilët nuk kanë ende një strehë. Në qytetin e Laçit, i cili ishte edhe nga më të dëmtuarit, sa i përket shkatërrimit të banesave, kanë përfunduar së ndërtuari 500 apartamentet, të cilët priten që së shpejti t’u kalojnë banorëve. Kështu tha në një intervistë për Report Tv, Majlinda Cara, kryetarja e bashkisë së Laçit, e cila shtoi se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta. Sa i përket ndërtimit të spitalit të Laçit, Cara tha se po vazhdojnë punimet, por për shkak të disa procedurave administrative nga Ministria e Shëndetësisë, u vonua nisja e ndërtimit. Tashmë, shtoi ajo po punohet me tre turne.

‘Procesi i Rindërtimit në Kurbin ka ecur me ritme të shpejta për shkak se sot bëjnë 2 vite nga dita e tmerrshme. Fatmirësisht nuk patëm viktima në qytetin e Laçit, por patëm dëme të mëdha materiale. Procesi po vijon dhe po punohet me fondet e qeverisë shqiptare si dhe nga donacionet. Dëmet e tërmetit po i rikthejmë në mundësi zhvillimi. Ka përfunduara lagja e parë me 500 apartamente. Janë vetëm proceduarat administrative, që t’u kalojnë shtëpitë qytetarëve. Në spitalin e Laçit po vazhdojmë punimet për shkak të disa procedurave administrative nga Ministria e Shëndetësisë, që ka vonuar disa procedura. Tashmë po punohet me 3 turne dhe shumë shpejt do të përfundoj, gjithë procesi i rindërtimi në vitin 2022. Vjeshta nuk do ketë asnjë gjurmë të tërmetit.’- tha Cara.

Për inxhinierin e ndërtimit, Gezim Beqaj, procesi i rindërtimit nuk ka të bëjë me shpejtësinë e mbarimit të ndërtesave, por më cilësinë e ndërtimit të tyre. Beqaj tha se me atë që ka vënë re, cilësia e ndërtimit është shumë e mirë, duke shtuar se vonesa shkakton edhe vetë projekti e procedurat administrative.

‘Po bëhen punë me cilësi në ndërtimet e reja. Tani i kanë thirrur mirë mendjes, plus politika ka deklaruar se do të ketë ngarkesë llogarie. Nuk është kaq e thjeshtë, vetëm pjesa e ndryshimit të tokës nga tij që i merret, studimet çdo gjë, do kohën e vete që nuk mund të shihet nga qytetarët. Rëndësi ka të bëhet mirë pasi janë banesa, nuk mund të themi, sot, nesër. Janë zona të reja çdo gjë u bë nga e para. Nuk mund të ecet me vrap, besoj unë 4-5 muaj i merr projektimi.’- tha Beqaj.

Nga ana tjetër Beqaj, kërkoi nga ligjvënësit që të krijohet urdhëri i inxhinerit.

‘Shteti, ligjvënësi të krijojë urdhrin e inxhinerit dhe të bëhet mirë. Ne kemi bërë një draft-ligj, na kanë insistuar ata, pa asnjë subvencion nga shteti dhe kemi bërë një ligj shumë të mirë, miratimi i këtij ligji, krijimi i urdhërit të inxhinerit. Probleme me objekte ku mungonte cilësia inxhinierike. Ky është hapi i parë, hapi i dytë është të gjendet mënyra dhe format për institutin e ndërtimit, të bëjnë zbulime shkencore.’- tha Beqaj.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajdar: 27/11/2021 01:20

    Te thote kryetarja se nuk ka gje ne dore per shtepite e turkut Mos te kete turp e te thote se po presin erdoganin per gjasme ceremonine e dorezimit. Jo po dokumentat jo po su ka lidh ujesjellesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?